Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë, duke thënë se Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të kryeministrit Edi Rama, si një mënyrë për ta eliminuar politikisht.
Sipas Berishës, Veliaj është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe arrestimi i tij ka qenë një manovër politike nga vetë kreu i qeverisë.
“Erion Veliajn e arrestoi Rama, për ta eliminuar politikisht. E arrestoi me një letër të Nesti Angonit, me një pamflet që mund ta shkruajë çdo njeri”, – u shpreh Berisha.
Por kryedemokrati tha gjatë konferencës për mediat, që Veliaj është nxjerrë nga burgu tre ditë më parë dhe e kanë dërguar në një drejtim të paditur.
“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj. Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim?”, tha Berisha.