Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, ndër të tjera ka folur edhe për bashkimin e Partisë Demokratike.
Ai deklaroi se Gazment Bardhi do të ishte i mirëpritur që të votohej si kryetar i grupit parlamentar, por do të duhet të votohet nga deputetët demokratë.
“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret.
“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra”, tha Berisha ndër të tjera.