Berisha: Balluku nuk vjen në SPAK, do Ramën me vete! Ia ka bërë të qartë Lindës se do i marrë me rrecka

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai u prononcua për gazetarët, ku foli edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën SPAK e ka marrë të pandehur.

Ai tha se Balluku nuk shkon në SPAK pa marrë Ramën me vete, teksa sipas tij, ajo ia ka bërë të qartë bashkëshortes së kryeministrit se “do t’i marrë të dy me rrecka”.

“Lubia nuk vjen këtu, kërkon Ramën me vete, dhe ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit se do t’i marrë me rrecka. Të dyve ua ka bërë të qartë, sepse dyshimi i grave është i pakufijshëm”, tha ai.