Berisha akuzon Ramën: Me urdhër të Vuçiç, nuk lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të tij me Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në shtëpinë e tij në shkurt të vitit 1991.

Në shkrimin krah fotos, ai akuzon kryeministrin Rama se me urdhër të Presidentit serb Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së IRugovës në Tiranë.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, shkruan Berisha.