Bëri thirrje për marrjen e armëve, reagon Meta: Dhuna e shtetit ndaj banorëve të Roskovecit meriton përgjigje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e fortë që bëri dy ditë më parë nga Roskoveci, ku banoreve u bëri thirrje për marrjen e armëve për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve kundër TEC-it që po ndërtohet atje.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se shteti ka rënë dhe se po përdor dhunën për të larguar banorët nga zona.

Më tej kreu i PL, tha se dhuna që shteti po përdor ndaj këtyre banorëve, meriton përgjigje të organizuar dhe heroike. Ndërkohë Meta vijoi sërish me sumet nga Prokurisë së Posaçme duke thënë se SPAK nën drejtimin e Alton Dumanit është një parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës.

“Sepse mafia ka kapur shtetin. Rama kur u kërkoi votat e quajti Toskana, ndërsa tani do të ndërtohet një TEC që do të eksportojë energji elektrike në Greqi. Pse kjo kompani greke nuk investon në Greqi, por do të investojë në një zonë tepër pjellore ku janë ndërtuar qindra hektarë sera e biznese agro-bujqësore.

Është dhuna që përdor shteti për t’i zbuar nga vendi i tyre, meriton përgjigje të organizuar dhe heroike nga ata banorë për të mbrojtur tokën e tyre, investimet e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata banorë të mos largohen dhe të shkretojnë një nga zonat më pjellore dhe të begata të Shqipërisë”, tha Meta.