Belinda Balluku pritet në DASH nga Escobar, si po ndryshon hierarkia në PS

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është pritur sot në Departamentin Amerika të Shtetit nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në foton e publikuar me Escobar, Balluku thotë se diskutuan për nje sërë çështjesh kritike për rajonin dhe për rolin e rëndesishëm që Shqipëria po luan në keto momente.

Vizita e Ballukut në një nga institucionet më të rëndesishmë në botë tregon edhe hierarkinë e vendosur nga kryeministri Rama në Partinë Socialiste.
Mesa duket, pas dështimit të Arben Ahmetajt dhe aneksimit te Damian Gjiknurit, Balluku shihet si nr.2 në PS, ndoshta edhe si pasardhëse e Rames në parti, pasi gjithmonë kryeministri ka shprehur hapur mbështetjen dhe vlerësimin për një nga ministret më jetëgjata ne qeveri.