Eshtë mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillit të Sigurisë në Kosovë, pas arrestimit të tre policëve nga forcat serbe. Pas mbledhjes kryeministri Albin Kurti ka dalq në një konferencë për shtyp ku tha se do të nisë siguria që nga kufijtë, por i bën habi heshtja e ndërkombëtarëve.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet. Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit. Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve. Heshtja e tyre nuk i shërben drejtësisë.”-tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Kurti theksoi edhe njëherë se policët janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, pasi ishin vëzhguar nga serbët. Ai tha se KFOR nuk ka dhënë asnjë informacion për detajet e rrëmbimit.
“Mbrëmë pata bisedë telefonike me emisarin special amerikan Gabrielin Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në orën 07:00. Mirëpo asnjë informacion. Pra Në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë sot kemi shkuar vetëm me informacione të Republikës së Kosovës të cilat qartazi janë të vërtetat.”, u shpreh Kurti.