Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave për vazhdimin e dialogut, por nuk caktoi një afat se kur pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë në Bruksel.
“Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e definuar shumë qartë për deeskalim, dhe t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut”, tha Stano.
Ndërkohë, në Bled i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, përmendi muajin shtator si afat kur mund të ndodhë takimi i radhës, por jo datën e saktë.