Kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi përmes një shkrese ka njoftuar Kuvendin për ndryshimin e përbërjes së strukturës parlamentare.
Mësohet se Bardhi ka hequr deputetët e Lulzim Bashës nga komisionet parlamentare, për t’i zëvendësuar me ata të Rithemelimit.
Sipas shkresës së firmosur nga Bardhi, nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe në vend të tij është vendosur anëtare Dhurata Çupi.
Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa.
Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.
Sakaq, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti do të jenë anëtarë të Komitetit për Stabilizim Asociimin.
Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):
Jorida Tabaku – Anëtar;
Gazment Bardhi – Anëtar;
Agron Gjekmarkaj – Anëtar;
Ina Zhupa – Anëtar,
Zheni Gjergji – Anëtar;
Saimir Korreshi – Anëtar;
Sorina Koti-Anëtar;
Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;
Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:
Edmond Spaho (anëtar)
Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:
Albana Vokshi (anëtar)
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):
Elda Hoti
Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):
Edi Paloka (anëtar);
Ervin Salianji (anëtar);
Bledion Nallbati (anëtar);
Xhelal Mziu (anëtar);
Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);
Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).

