Gazment Bardhi ka ironizuar Lulzim Bashën, pasi ky i fundit nëpërmjet statutit të ri të PD-së mori edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.
Sipas tij, me këto vetëshpalljet e fundit, nuk do të jetë çudi që Basha të vetëshpallet edhe Mbret i Anglisë.
“Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë limitesh, absurditeti është ky diskutim mes kryetares së kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i Partisë. Mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministrit, por nga asnjë grup tjetër, dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit”, tha Bardhi pas seancës plenare.
Kujtojmë se Bardhi i ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës në një takim ditën e nesërme, ku nuk ka munguar edhe ftesa për Bashën. Madje, Bardhi tha se nëse Basha ka mbështetjen e 18 deputetëve për t’u zgjedhur kreu i grupit parlamentar, votën e 19-të do ia japë ai vetë.