Ndryshimet e kabinetit qeveritar që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asmablenë e PS-së në 4 Shtator, nuk janë dërguar ende në Presidencë për dekretim.
Raama njoftoi se emrat e ministrave do të dërgoheshin në 5 Shtator në Presidencë, por ende nuk është marrë një veprim i tillë, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim nga Kryeministria.
Kujtojmë se në Asamblenë e 4 Shtatorit Rama njoftoi ndryshime në 7 Ministri, ku largoi përfundimisht Olta Xhaçkën, Evis Kushin dhe Frida Krifcën, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Delina Ibrahimaj morën poste të reja në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet në qeveri:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku