“Ka nënën e sëmurë dhe djalin e vogël”, avokatja e Alma Kaçit: Ja pse kërkova të lihet e lirë

Avokatja e Kaçit në një prononcim për gazetarët tha se kishte kërkuar një masë më të butë, për shkak se Kaçi është nënë e një fëmijë 12-vjeç dhe ka nënën e sëmurë, e po ashtu është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

“Do ju jap përfundimisht çfarë i kërkova gjykatës. Që normalisht e akuzuara, klientja ime, të jetë pa masë, ose detyrim paraqitje, duke qenë se është prind i një fëmijë 12-vjeçar, ka një nënë të sëmurë në shtëpi, dhe është e vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Por gjykata nuk e pranoi do vazhdojë me hetimit gjatë gjithë kohës me arrest në shtëpi.”, tha avokatja Natasha Veliaj.

E pyetur nëse Kaçi është autorja e videos avokatja tha se nuk është e autorizuar të ajpë detaje të tjera pasi po bëhen akoma hetime.

Ajo tha se Kaçi ka bashkëpunuar dhe nuk ka tentuar të largohet nga vendi.