Autoritetet shqiptare s’kishin dijeni, efektivi i Operacionales arrestohet në Greqi, i shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge

Një efektiv i Forcave Operacionele të Beratit ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e djehsme. Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Amarildo Kureta, i cili prej disa vitesh punonte në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Raportohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore konform të gjitha rregullave të policisë së shtetit dhe kishte shkuar në Greqi për pushime, por autoritetet greke e kanë arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi në Itali e kishin shpallur në kërkim për trafik droge.

Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge, bën me dije News 24.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se Amarildo Koreta është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.