Gjykata e Fierit ka lënë në burg Orges Bilbilin, si autor i një vrasje të regjistruar në vitin 2019, në Lushnje.
Bilbili po ashtuështë duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në vitin 2017.
Lidhur me Gjykata e Fierit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg për Orgest Bilbilin të akuzuar për veprën penale të vrasjes kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Fierit thotë se ka arritur të dokumentoj që Bilbili, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe shtetasin Ardian Ahmetaj ekzekutuan me armë zjarri në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, shtetasin Besnik Hida.
Ky i fundit u qëllua në ambientet e një lokali, teksa autorët mbanin maska dhe armë zjarri.
Vetë Orest Bilbili nuk kishte preferuar të vinte në gjyq, pasi ka zgjedhur të qëndrojë në ambjentet e burgut të Drenovës ku mbahet i izoluar për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. 40 vjeçari Besnik Hida ishte daja i Zamir Latifit dhe vrasja e tij dyshohet se kishte lidhje me masakrën e 2017, pasi Hida kërkonte të bënte drejtësi për nipin e tij dhe të zbardhej ngjarja.
Ndërkohë prokuroria e Fierit ka çuar në Greqi kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut dhe Ardian Ahmetaj.