Atentati në Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Dragoç, dyshohet se u përket autorëve

Pas shpërthimit me tritol në Shkodër, ku objektiv ishte punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja, në fshatin Dragoç është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Këto të fundit janë ende të paidentifikuar nga policia.

“Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa tritoli shpërtheu në momentin që 38 vjeçari ndezi makinën.

Si pasojë, Busukja ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.