Sulmi me armë zjarri i ndodhur dje në Greqi, ku ndërruan jetë 6 persona tronditi opinionin public në vend, pasi fillimisht u raportua se viktimat ishin shqiptarë.
Por mediat greke kanë njoftuar sot se bëhet fjalë për shtatas turq dhe jo shqiptarë. Lajmin e konfirmon edhe Ministria e Brendshme, e cila në një njoftim zyrtar thotë se viktimat ishin turq.
Sipas autoriteteve greke, viktimat ishin turq me origjinë kurdë, të pajisur me dokumente franceze. Brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false, çfarë solli edhe konfuzionin me origjinën e tyre.
“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, deklaron Ministria e Brendshme.