Një atentat në oborrin e shtëpisë së 42 vjeçarit Gentian Bejtja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Krujë.
Si pasojë kunati i tij 29 vjeçari Ramazan Sino ka humbur jetën ndërsa nipi i tij 13 vjeç Alvi Bejtja (dajë e nip) është plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 15 minuta pas mesnate, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes Bejtja.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur nē rrethana të paqarta ndërsa dajë e nip po ktheheshin në shtëpinë e këtij të fundit, në fshatin Larushk. Raportohet se i plagosur ka ngelur edhe një fëmijë tjetër 10 vjeç.
Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Por në zonë nuk ka kamera sigurie pasi janë hequr në kuadër të operacionit të policisë “Fijet”.
Policia ka nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pranë fshatit Tapizë është gjetur duke u djegur një makinë Volkswagen, e cila dyshohet se I përket autorëve.