“Ata ishin 8”! Kush janë deputetët që iu bashkuan Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike e Shqipërisë, zyrtarja me vulën që kishte humbur deri para pak kohësh, ka vetëm 8 deputetë dhe kryetarin Lulzim Basha.

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, janë vetëm 8 deputetë që vijojnë të mbështesin Bashën, ndërsa të gjithë të tjerët e kanë braktisur.

Flutura Açka; Arbi Agalliu; Andia Ulliri; Merita Bakiu; Eranda Tase Bano; Kreshnik Çollaku; Seladin Jakupllari; Ori Nebiaj janë dpeutetët që i janë bashkuar Bashës sot.

Me ndryshimet e re të statutit të partisë, Basha i ka dhënë mundësi vetes që të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar, ndërkohë që asnjë nuk do të ketë më mundëisnë t’i kërkojë largimin nëse humb sërish zgjedhjet, siç ka bërë gjithmonë.