Policia ka marrë në pyetje montuesin e ashensorit artizanal ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”.
Lulzim Allkushi, i vetmi i arrestuar të shtunën për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë ka treguar se pajisjen e kishte montuar 4 vite më parë me kërkesë të pronarit që është në arrati që pas ngjarjes, Spiro Iljadhi.
“Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”.- tha saldatori, Lulzim Allkushi.