Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës një efektiv, pasi u kap duke dejtuar makinën në gjendje të dehur. AMP njofton se në pranga ra efektivi F.H, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar po ashtu pezullimin e tij nga detyra.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.
‘Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.’- njofton AMP.