Një 32 vjeçar, punonjës i një banke të nivelit të dytë është arrestuar në Tiranë, pasi ka mashtruar një kliente.
Klevis Berberi banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.
Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, gruaja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që Klevis Berberi e ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.
Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por po hetohen. Berberi ishte hequr nga puna në bankë pak kohë më parë për shkak të problemeve me mikrokreditë.