Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë, drejrtori i spitalit rajonal të Fierit, Arben Voja.

Ky i fundit po merret në pyetje nga dy prokurorë, teksa mësohet se ndalimi i tij nuk lidhjet me detyrën që mban aktualisht.

Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimi lidhet me hetimet për një dosje gjatë kohës që Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës në Fier.

Ende nuk ka detaje rreth kësaj dosjeje, por priten detaje nga autoritetet lidhur me akuzat dhe rrethanat e arrestimit.