Një menaxhere e një poste private në Korçë është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se gjatë dy viteve të fundit ka përvetësuar në total 3 milion euro.
Alma Beqiri, 46 vjeç, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi mashtronte bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.
Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, Beqiri nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim, duke i mashtruar.
Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës.