Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë së vendit fqinj për trafik droge. I arrestuari është një 46 vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Viale D’Annunzio, dhe djali i partneres së tij 21 vjeçar.
Mësohet se ata janë arrestuar para disa ditësh por lajmi është bërë publik vetëm gjatë ditës së sotme, siç raportojnë mediat italiane.
Gjatë hetimeve për të luftuar trafikun e drogës, policia kontrolloi bodrumin e shtetasit shqiptar, në Largo Mioni, duke gjetur një pako me gati 700 gramë kokainë. Sasi të vogla janë gjetur edhe në makinën e tij dhe partneres, nënës së 21-vjeçarit italian.
Në shtëpinë e këtij të fundit hetuesit u gjendën përballë një kasaforte të cilës pronari deklaroi se nuk e njihte kodin por pasi u hap u gjet sasia e drogës e ndarë në disa mbështjellës, për një total prej rreth 100 gramë kokainë, 240 tableta ekstazi, 90 gramë hashash dhe 225 gramë të tjera ende të papërcaktuara.