Disa ish-zyrtarë në bashkinë e Tiranës janë arrestuar me urdhër të SPAK. Mësohet se arrestimet kanë ardhur pas denoncimeve që ka bërë opozita në lidhje me dosjen “5D KONSTRUKSION”.
Opozita ka denoncuar se kompania “5D KONSTRUKSION”, e zotëruar nga familjarët e Mariglen Qatos, ish-drejtorit te bashkisë Tiranë ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve apo edhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Paraprakisht mësohet se SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, 3 prej tyre janë arrest në burg, të tjerët arrest shtëpie e detyrim paraqitje.