Arrestimi i vrasësit të Gentian Bejtjas, Policia: Operacion me rrezikshmëri të lartë, 42 vjeçari i armatosur! Në pranga tre personat që e strehuan

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me arrestimin e Flodian Plakut, i njohur me nofkën “Pole Qorri”, i akuzuar për vrasjen e ish-policit, Gentian Bejtja një vitë më parë në Larusht të Fushë Krujës.

Polcia thotë se gjatë arrestimit ai u kap me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje ndërsa iu gjetën 25 mijë euro.

Ndërkohë dyshohet se ai është i përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej Plaku u kap edhe shtetasi Julian Aliaj (Pashaj).

Sa i takon ekzekutimit të Gentian Bejtjas, Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Ndërkohë janë arrestuar edhe tre persona që e ndihmuan 42 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore që të fshihej dhe të strehohej.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.
Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

•Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.