Arrestimi i Veliajt zvogëloi mbështetjen për PS-në në qarkun e Tiranës

Rezultatet e sondazhit të Barometri – Euroneës Albania treguan se mbështetja e Partisë Socialiste në Tiranë është më e vogël se ajo që PS ka në të gjithë Shqipërinë.

Kjo përbën problem, kur dihet se Tirana është qarku me numrin më të madh të mandateve dhe shihet si përcaktuese për fitimin e zgjedhjeve, në një kohë kur PS tenton të marrë mandatin e katërt qeverisës.

Matjet janë bërë në periudhën 15-25 Shkurt, kur kryebashkiaku Erion Veliaj sapo ishte arrestuar, i akuzuar nga SPAK për disa vepra penale, mes të cilave fshehja e pasurisë.

Kjo tregon që arrestimi i Veliajt ka ulur besueshmërinë e qytetarëve te Partia Socialiste, që po shohin se si ata që promovohen më shumë janë në fakt ata që vjedhin më shumë buxhetin e shtetit e paratë e qytetarëve.

Por pritet që rënia e PS-së në Tiranë të vijojë edhe më shumë, duke marrë shkas nga ajo që po ndodh mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kryebashkiaku duket se i ka shpallur “luftë” kryeministrit, pasi ky i fundit vendosi të mos e mbrojë më publikisht.

Tashmë, mbështetësit e Veliajt mund të punojnë edhe kundër PS-së, për t’ia vështirësuar edhe më shumë punën Ramës për të marrë 19 mandate në Tiranë, aq sa është edhe synimi i socialistëve.

Nga kjo mund të përfitojnë partitë e reja, pasi vështirë se vota e mbështetësve të Veliajt do të shkonte te PD.