Arrestimi i biznesmenit Gjoka, Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë favoret qeveritare që ka marrë nga Rama

Sekretari i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin që u zhvillua në disa qytete, ku në pranga ra në Shkodër biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Gjoka është akuzuar shpesh nga PD për lidhje kriminale dhe presion për vota ndërsa Bardhi i kërkon SPAK-ut që të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar Gjokës, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. 

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”.