Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë të Shqipërisë, bëjnë me dije mediat greke.
Konkretisht, “GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor si datën përfundimtare që eurodeputeti dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore. Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës”- shkruan Kathimerini.
Lajmi u konfirmua edhe nga Beleri i cili e konsideron një fitore.
“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në anëtarësimin e Shqipërisë.
Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rimarrë atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuan me grushte shteti.