Arian Ndoja reagon për videon duke drekuar me Olsi Ramën: Isha i ftuar, por me ne nuk ishte Ervis Doçi

Deputeti demokrat Arian Ndoja ka reaguar për videon e publikuar ditën e djeshme nga portali “alfapress”, ku ai shihej duke drekuar me Olsi Ramën dhe persona të tjerë.

Siç shihet edhe në video, të pranishëm në drekë ishin Aleksandër Laho i njohur me nofkën “Rumi i Shijakut” dhe disa anëtarë të grupit të “Troplinëve”, të cilët janë goditur nga SPAK si eksponentë të botës së krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoja tregon se video është e katër viteve më parë dhe ai ka qenë i ftuar për drekë nga Bilbil dhe Hajredin Kastrati, në fshatin Bushtricë të Kukësit. Ai thotë se ka qenë i ftuar dhe jo organizatori, ndaj nuk mund të largohej e të mbante qëndrim ndaj askujt që ishte aty.

Deputeti demokrat ka nxjerrë edhe të gjithë emrat e të pranishmëve në atë drekë, teksa shton se aty nuk ka qenë Ervis Doçi siç është pretenduar nga mediat, por personi me rreth në video është Ardit Raines.

“Te nderuar ndjekes dhe miq! Marr shkas nga publikimi i nje lajmi dhe nje video sot, ne portalin “alfapress” ku shfaqem une dhe shtetasi Olsi Rama, se bashku me persona te tjere duke drekuar. Ne lidhje me sa me siper, ju bej me dije sa me poshte: Dreka eshte organizuar rreth kater vite me pare, me daten: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Dreka eshte bere ne fshatin Bushtrice te Kukesit. Une kam qene i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pas arsye qe te braktisja dreken e organizuar nga personat e lartepermendur, dhe as te mbaja qendrim ndaj askujt perderisa isha i ftuar. Ky qendrim eshte pjese e edukates time familjare dhe prejardhjes dhe nje zakon i mire i shqiptareve qe i ruajne akoma si vlera, mikepritjen dhe nderin. Prezent kane qene keta persona : Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Perparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsode te Kukesit dhe Olsi Rama. Personi qe ne video eshte vendos me rreth si shtetasi Ervis Doci, eshte Ardit Raines. Me respekt Arian Ndoja”, shkruan dpeuteti demokrat.

Pas video së publikuar, të shumta ishin reagimet e qytetarëve që akuzonin se PD dhe PS bëjnë vetëm lojë politike me akuza ndaj njëra tjetrës, por në tavolina e tendera i gjen gjithmonë bashkë.

Video e publikuar nga Alfapress.al