Arsenal armësh në stallën e bagëtive, arrestohet 40 vjeçari në Pogradec

Një 40 vjeçar është arrestuar në fshatin Starovë të Pogradecit, pasi uniformat blu kanë zbuluar arsenal armësh dhe municion luftarak në një stallë bagëtish.

Efektivët morën informacion se shtetasi Alti Jasharllari posedonte një arsenal armësh të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë operacionit u sekuestruan: një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

40 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u vendos në prangat e policisë.