Është zbardhur vendimi i Apelit të GJKKO që la në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për korruspion dhe pastrim parash.
Në vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi theksohet se ekzistone rreziku që Erion Veliaj mund të arratisej nëse ndaj tij do të ishte caktuar nje masë më e butë se ajo e “arrestit me burg”.
Gjyqtari ka marrë vendimin me arsyetimin se Veliaj mund të përdorë pushtetin e tij për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme të cilat mund të shpërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.
Në vendimin e Apelit të GJKKO thuhet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.
Lidhur me dyshimet e arratisjes, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.
Kujtojmë se më 13 Mars, Apeli i Posaçëm la në burg kryebashkiakun, ndërsa zbuti masën e sigurisë ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Xoxa akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.