Ambasadorja greke në SPAK, Fredi Beleri kërkesë për masë më të lehtë sigurie

Ambasadorja greke Konstantina Kamitsi ka shkuar mëngjesin e sotëm në SPAK, ku do të jetë e pranishme në seancën e radhës për Fredi Belerin.

Ky i fundit ka kërkuar masë më të lehtë sigurie nga Apeli i Posaçëm, me seancën që do të nisë në orën 09:30.

Kujtojmë se në seancën e fundit, Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë për gjykim dosjen e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të akuzuar për blerje votash. Ata qëndrojnë në paraburgim prej 12 Majit të këtij viti.

Fredi Beleri ka bërë disa kërkesa për masë më të lehtë sigurie, por asnjë prej tyre nuk është pranuar nga gjykata.