Ambasadori i SHBA-ve quan “partner të mirë” Vuçiçin: “Kemi problem me Albin Kurtin”/ Deklarata ngjall reagime

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka dhënë një intervistë  për “Zëri i Amerikës” ku ka thënë se Vuçiç është partner i mirë i SHBA-ve, por problem mbetet Albin Kurti.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë Vuçoiq, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.”- ka thënë Hill.

Deklarata ka ngjallur reagime, së fundmi nga  politikani gjerman, njëherësh edhe deputet i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, Ky i fundit thotë se deklarata e ambasadorit amerikan është një çmenduri.

Reagimi I Butikofer:

“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri”- tha Butikofer në rrjetin social ‘’Tëitter’’.