Ambasadori i Holandës takohet me Klodjan Brahon: Rikonfirmojmë mbështetjen për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri

Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Reinout Vos, është takuar sot me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho.

Nëpërmjet një postimi, ambasada holandeze të Tiranë bën me dije se takimi u zhvillua në kuadër të një vizite mirësjelljeje, gjatë së cilës ambasadori përgëzoi Brahon për emërimin e tij në krye të SPAK dhe për rezultatet e deritanishme të këtij institucioni.

Ndërkohë kanë shprehur mbështetjen për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Postimi i ambasadës:

Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit.

Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin e fortë dypalësh, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri.