Ambasadori britanik takohet me kreun e SPAK: Bashkë në luftën kundër krimit të organizuar

Ambasadori britanik Nicholas Abbott u takua me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.

Lajmin e bën të ditur ambasada britanike në Tiranë, përmes një postimi në Facebook.

Gjatë takimit, Abbott dhe Braho, i cili u zgjodh në krye të SPAK në dhjetor të 2025-ës, riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.

Postimi i ambasadës britanike në Tiranë:

Ambasadori britanik Nicholas Abbott u takua me Drejtorin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.

Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.