Ambasada Amerikane në Tiranë: Liria e shprehjes themelore në një demokraci funksionale! Qeveritë përdorin censurë ndaj zërave që nuk u pelqejnë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar mesazhin e Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit në lidhje me lirinë e medias. Në mesazhin e publikuar në rrjete sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara teksa citon fjalën e Bruce thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes si një nga shtyllat bazë të demokracisë.

“Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë”- thuhet ndër të tjera mesazh.

Ajo kujtoi se liria e shprehjes vazhdon të jetë e kërcënuar në shumë pjesë të botës, ashtu siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut 2024.

Mesazhi i shpërndarë nga ambasada amerikane vjen në kohën kur gazetarët e News24 nuk lejohet të hyjnë në ambientet e redaksisë.

“Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare,” shtoi Bruce.

“Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm.” – Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.