Ambasada amerikane në Tiranë njofton se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë fëmijës shtetësinë amerikane, mund të çojë në refuzimin e vizës.
Në mesazh, ambasada amerikane nënvizon se“oficerët konsullorë të SHBA do refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor udhëtimit është të lindni fëmijë tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane.
“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.