GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Për Bllakon, i cili akuzohet për korrupsion, SPAK kishte kërkuar 5 vite burg dhe për 5 vit të ndalohej që të ushtronte funksione publike.
Ndërkohë GJKKO kishte pranuar më herët gjykimin e shkurtuar për Bllakon dhe dënimi i tij konvertohet në 2 vite e 8 muaj burg.
Vetë Bllako në seancën e kaluar u shpreh se teksa mbante detyrën si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, nuk ka patur asnjë rol në dhënien e koncesionit dhe tha se ishte i pafajshëm.
Megjithatë gjatë hetimeve të SPAK, janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga Bllako, ku dyshohet se në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ai ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë eurove.