Pas më shumë se 6 orësh, ka pwrfunduar marrja në pyetje e Alma Kaçit, vajzës e cila del në video me Safet Gjicin duke kryer marrdhënie seksuale.
Ajo është marrë në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurores Manjola Kajana.
Përgjatë qëndrimit të saj që prej orës 10-të tw mwngjesit, ajo është përgjigjur pytjeve mbi regjistrimin e videos, mënyrën se si është kryer dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët kanë qenë shënjestër e saj.
Përsa i përket videos me Gjicin, Alma ka shpjeguar rolin e saj me ish kryetarin, takimet që ka kryer dhe diskutimet për një projekt mbi qytetin e Kukësit.
Kujtojmë që Alma Kaçi u thirr për herë të parë në SPAK pas dhënies së masës së sigurisë.
Deri tani Alma Kaçit i janë sekuestruar dy aparate celulare. Pas deshmisë së saj, pritet qw SPAK të veprojë në terren me hetime të tjera.