Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ende nuk ka një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë, por burime të sigurta për mediat bëjnë me dije se Fico nuk do të jetë më në drejtimin e QSUT-së.
Albana Fico u emërua në këtë post në vitin 202, ku zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejd Jotin. Më herët, ajo ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik.
Fico shërbeu si drejtoreshë në QSUT në vitet e pandemisë dhe ishte edhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve, që merret vendimet në lidhje me oraret e kufizimit të lirisë për qytetarët.
Ajo është akuzuar nga opozita për sa i përket tenderit të barnave, ndërkohë që edhe SPAK po heton për zjarrin që përfshiu katin e parë të QSUT-së pak javë më parë. Nuk dihet nëse largimi i saj ka të bëjë me këto ccështje.