Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez, policia rrethon ndërtesën dhe bllokon rrugët përreth

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë të mërkurën dhe policia forcoi sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët aty pranë, shkruan Reuters.

Pjesmarrësve që ndodheshin brenda ndërtesës iu kërkua të largohej, ndërsa anëtarët e parlamentit vazhduan punën e tyre normale, duke përfshirë kohën e pyetjeve të ministrave, tha një zëdhënës i parlamentit.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vendngjarje me disa patrulla për të siguruar parlamentin dhe për të parandaluar incidente të mundshme. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani që ka një kërcënim ndaj palëve të treta.”

Policia e armatosur vendosi hekura metalikë për të bllokuar hyrjen në ndërtesë, e cila ndodhet në qendër të Oslos, ku masat e sigurisë janë zakonisht më të matura.