Pas denoncimit në emisionin investigativ, rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra.
Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra rektoren me urdhër të ministres Evis Kushi.
Dyshohet se Golemi u merrte studentëve para kundrejt notës. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv rektorja, Rajmonda Kërçira.
Suzana Golemi është zgjedhur si rektore në universitetin Luigj Gurakuqi përpara një viti. Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” publikoi një video që tregonte se rektorja dhe pedagogia Donalda Laçej merrnin para nga studentët për të kaluar në provimet e ngelura. Shumat shkonin nga 150 euro e lart për student.