Akuzohet se i dhuroi tokën 1 mln euro pasardhësit të tij në Bashkinë Himarë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e dyrë ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ndaj të cilit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim.

Pasi SPAK përfundoi hetimet për Goron, GJKKO vendosi që seanca gjyqasore të mbahet më datë 20 Maj.

Goro u padit nga fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri ndërsa e akuzonte se i kishte dhuruar 4263 metra sipërfaqe tokë Arqile Bollanos, i cili u komandua në krye të bashkisë pas arrestimit të tij.

Kujtojmë e një muaj më parë Goro u dënua më 3 vite e 1 muaj burg dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet pasi u shpall fajtor për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronës në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Behet fjalë për 10 mijë m2 tokë që tashmë është sekuestruar nga SPAK, ku Gaçi do të ndërtonte një resort luksoz pasi ishte shpallur investitur strategjik nga qeveria.