Akuza e Berishës: Rea, vajza e familjes Rama është paguar nga Klodian Zoto për projektin e Eco Park

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Reas, vajzës së bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, për të cilën tha se është paguar nga Klodian Zoto për projektin e Eco Park.

Sipas tij, planin për këtë projekt e ka porositur Zoto dhe e ka bërë kompania ku nënkontraktore është pikërisht vajza e familjes Rama. Berisha u shpreh se çdo gjë do ta faktojë me dokumenta.

“Për projektin Eco Park, vajza e familjes Rama, Rea, është paguar jo pak në kompaninë që fitoi, por kësaj herë është paguar nga Klodian Zoto me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Eco Parkun e kontrakton qeveria. Planin e Eco Parkut e porosit Klodian Zoto, dhe e bën një kompani e huaj ku Rea është nënkontraktore. Këto të gjitha do i nxjerrim, çdo gjë do dalë me dokumenta, nuk janë hipoteza”, tha Berisha.