Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Stom Golem të Shkodrës ku një motor në të cilin udhëtonin dy të mitur u përplas me një mur.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën një 16 vjeçar ndërsa 14 vjeçari që udhëtonte me të u plagos rëndë. Ky i fundit ka humbur jetën në spital mëngjesin e sotëm, për shkak të plagëve që mori.
Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër kur u aksidentuan.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.