Një aksident tragjik u regjistrua gjatë natës në Manzë ku humbën jetën tre të rinj, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëdnë.
Mësohet se 2 prej viktimave, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMË kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit u përplasur me një strukturë betoni.
Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.