Aksidenti ku vdiq 30-vjeçari shqiptar, shoferi italian që e shkaktoi ishte nën efektin e drogës, në gjendje të rëndë kushëriri i tij

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar pak ditë më parë në Itali ku humbi jetën 30-vjeçari Dorjo Duka dhe ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i tij, i cili ndodhet në terapi intensive.

Makina me të cilin udhëtonin shqiptarët u përplas me një mjet tjetër, i drejtuar nga një shtetas Italian. Ky i fundit po i jepte makinës nën efektin e kokainës dhe alkoolit të dielën e 21 Janarit, kur përfundoi në korsinë tjetër të rrugës në Pontebbana të Pordenones, duke i marrën jetën të riut shqiptar dhe plagosur rëndë një tjetër.

Dorjo Duka kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe jetonte në Tiranë. Ai kishte shkuar në Itali për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij.

30-vjeçari do të përcillet nesër për në banesën e fundit.