Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë” pasditen e kësaj të mërkure. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë dy shoferët dhe një pasagjere janë plagosur.
Pas aksidentit tre të lënduarit u transportuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.