Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të fshatit Derven, mëngjesin e kësaj të hëne.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë katër persona janë lënduar.
Dyhsohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar njëri prej shoferëve.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.